Lajmet e fundit

Presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka deklaruar se klubi nuk e ka ndërmend që ta shes Thomas Mullerin dhe se ka thënë që Manchester United është duke humbur kohë që po insiston kaq shumë për ta blerë atë.
Muller ka qenë i lidhur tërë verën se do të kalojë në Old Trafford, pas një sezoni impresiv që ka pasur në Bundesliga.
Forma e tij ka vazhduar edhe në sezonin e ri, ndërsa sipas Rummenigge, United duhet të ndalë dërgimin e e-mailave, pasi nuk e kanë në plan që ta shesin.
“Unë nuk jam bankier, ne jemi klub i futbollit. Asnjëherë nuk kemi menduar për ta shitur Mullerin”.
“Iu kam treguar kolegëve të mi, nga Manchester United, se nuk kanë nevojë që të dërgojnë e-mail për Muller”, ka thënë Rummenigge, transmeton Klan Kosova.