Lajmet e fundit
Dy gjigantët e Europës do të ndeshen në cerekfinale të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve

Karl-Heinz Rummenigge beson se Bayern Munich i ka rënë short të përballet me kundërshtarin më të fortë të mundshëm këtë edicion, Real Madrid.
Los Blancos janë kampionë në fuqi të garës, të cilën majin e kaluar e fituar për të njëmbëdhjetën herë, dhe presideni i bavarezëve beson se nuk mund të kishin sfidë më të vështirë.
Megjithatë Rummenigge beson se Bayern do të jetë i përgatitur mirë, pasi në krye të stolit ka ish-trajnerin e Real, Carlo Ancelotti.
"Me Carlo Ancelotti në pankinë ne mund të kemi vetëbesim në sfidën më të vështirë të këtij edicioni".
"Kur u tërhoq shorti, ne e dinim se Real do të ishte kundërshtari më i vështirë.
"Për mendimin tim, Real Madrid është skuadra më e fortë në botë. Reali është mit. E gjithë bota e di këtë gjë".