Lajmet e fundit
Legjenda e Bayern thotë se spekulimet për ofertën 100 milionëshe të United janë qesharake, ndërsa klubi bavarez synon që të mbrojë asetet e çmuara

.Karl-Heinz Rummenigge ka mohuar të jenë të vërteta raportimet për një ofertë 100 milionë eurosh të Manchester United për shërbimet e Thomas Muller.
Drejtori i Bayern, për momentin është në Kinë në vazhdën e Audi Summer Tour, por në Gjermani, raportet thonë se United ka bërë një ofertë marramendëse për shërbimet e sulmuesit.
Megjithatë, Rummenigge i ka thënë Kicker se këto raportime janë të pavërteta, duke i quajtur si “patë që fluturon mbi oqean”; thënie e vjetër gjermane.
United tashmë ka treguar sukses në sigurim të një nga aseteve të çmuara të Guardiolas, mesfushorin qëndron Bastian Schëeinsteiger, për 15 milionë funta.
Muller ka një karrierë të tërë tek Byern, duke shënuar 137 gola në 339 ndeshje.