Lajmet e fundit
Drejtoi ekzekutiv i kampionit të Bundesliga insiston se sulmuesi është i kënaqur me qëndrimin e tij tek Bayern dhe nuk ka gjasa të largohet.

Karl-Heinz Rummenigge beson se Thomas Muller do të vazhdojë të mbetet në klub dhe të përfundojë karrierën aty.
Reprezentuesi gjerman luan tek bavarëzët që nga mosha 10 vjeçare, duke qenë tani një nga yjet e skuadrës, fituar katër tituj lige, tre DFB-Pokals dhe Champions League.
Fituesi i Kupës së Botës është një nga më të kërkuarit nga Manchester United këtë verë, por Rummenigge thotë se ka pak gjasa që Muller të largohet nga Allianz Arena.
“Mendoj që Muller do ta mbyllë karrierën tek Bayern”.
“Kur ai të mos luajë më, ne do të donim ta kishim në një pozitë në klub”.
“Ai është i lumtur në Munchen, ndaj nuk besoj se fansat duhet të shqetësohen”.