Lajmet e fundit

Drejtori gjeneral i Bayern Munich, Karl- Heinz Rummenigge i ka thënë Mario Gotzes se me kënaqësi do të zhvillojë bisedime për të ardhmen e tij në fund të sezonit.
Reprezentuesi gjerman ka pasë një edicion frustreus në Allianz Arena duke iu dhënë pak hapësirë nga Pep Guardiola pasi ka qenë pesë muaj jashtë fushave për shkak të lëndimit në ije.
Gotze ka qenë i lidhur me një ribashkim me ish trajnerin e Borussia Dortmund, Jurgen Klopp tek Liverpool me shtijen e 23 vjecarit nga Bayern.
Rummenigge insiston se është koha e gabuar për të diskutuar transferimet, por është i përgatitur të ulet të diskutoj me Gotze kur afati kalimtar afrohet.