Lajmet e fundit
Mario Gotze mbetet lojtar i Bayern Munich, pavarësisht interesimit të Juventusit për të, ka thënë presidenti i klubit, Karl-Heinze Rummenigge.

Është raportuar se 23 vjeçari është i pakënaqur me hapësirën te skuadra bavareze se mund të largohej këtë afat kalimtar.
Pavarësisht situatës, trajneri Pep Guardiola ka thënë se dëshiron që ta ketë edhe më tej gjermanin në skuadër.
“Nuk e di nëse Juventus ka pasur ndonjë kontakt me të, por kam një përshtypje se ai do të qëndrojë”.
“Nëse do të isha agjenti i tij, do t’i propozoja që të qëndronte” ka thënë Rummenigge, transmeton Klan Kosova.