Lajmet e fundit

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Berat Rukiqi, e ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, për gjendjen e krijuar në vend.
Rukiqi mbrëmë në Edicionin Special në Klan Kosova deklaroi se Kurti po tenton të përçajë shoqërinë.
"Populistët dhe politikanët e ngjashëm me Kurtin tentojnë të frikësojnë masën duke thënë se "Po na vie një rrezik", dhe këtë nuk e lidhim me kauzën e vet të qëndrimit në pushtet, por tentojnë ta sheshin sikur një lloj rreziku kombëtar. Për këtë shkak fillon edhe ajo narrativa "Këta janë me Serbinë", "Këta bashkëpunojnë me Listën Sërpska", "Këta janë tradhëtarë"", deklaroi Rukiqi në Klan Kosova.