Lajmet e fundit

Shokët e Antonio Rudiger thonë se transferimi i gjermanit te Chelsea tashmë është punë e kryer, sipas The Telegraph.
Njëri nga miqtë e tij, El Mero Mero Montana, duket se e ka konfirmuar marrëveshjen pasi që ka publikuar një fotografi montazhë të Rudiger në fanellë të Chelseas.
Chelsea e kishte ndjekur Rudigerin edhe verën e kaluar, pas ardhjes së Antonio Contes, por një lëndim serioz në gju kishte bërë që ai ta humbiste mundësinë për transferim tek kampionët anglezë.