Lajmet e fundit

Chelsea do ta shpërblejë Antonio Rudiger-in për startin e tij të shkëlqyeshëm te Chelsea duke ia ofruar një kontratë të re, sipas Goal.
Përfaqësuesi i Gjermanisë ka impresionuar që prej kur erdhi nga Roma vitin e kaluar, dhe shpejt u bë pjesë kyçe e ekipit të Maurizio Sarrit.
Chelsea shpreson që ta mbajë atë në “Stamford Bridge” me një kontratë të re ku eventualisht do t’i rritet edhe paga, ndonëse edhe tash paguhet hiç më pak se 100 mijë funte në javë.