Lajmet e fundit

Andrey Rublev ka fituar në finalen e turneut Monte Carlo, që u zhvillua nga 8 deri më 16 prill në Monako.
Rusi mposhti në ndeshjen e fundit tenistin nga Danimarka, Holger Rune, 1-2 në sete, në duelin që zgjati 2 orë e 26 minuta.
Edhe pse Rune fitoi setin e parë me shifrat 7-5, Rublev u rikthye në lojë së pari duke barazuar rezultatin pas fitimit të setit të dytë, 2-6, ndërsa në të tretin triumfoi 5-7.
Ky është titulli i parë Masters 1000 në karrierën e Andrey Rublev dhe aktualisht 25 vjeçari gjendet në pozitën e 6 të ranglistës botërore.