Sekretari i Shtetit Marco Rubio, ka thënë se Irani luajti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në negociatat për programin e tyre bërthamor.
Ai tha se kjo e ka shtyrë presidentin Donald Trump, të ndërmarrë veprime, shkruan BBC transmeton Klankosova.tv.
Rubio deklaroi për FOX News se ShBA-të, i kishin ofruar Iranit një program bërthamor civil, por "ata e refuzuan atë".
Ai gjithashtu përsëriti pikëpamjen e tij se Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore.
"Ata luajtën me neve. Ata nuk iu përgjigjën ofertave tona. Ata u zhdukën për 10 ditë. Presidenti duhej të ndërmerrte veprime si përgjigje", thotë ai.
Sekretari i Shtetit po ashtu paralajmëroi se çdo hakmarrje nga Irani do të ishte gabimi i tyre më i madh.
"Ne nuk po i shpallim luftë Iranit. Ne nuk po kërkojmë luftë në Iran. Por nëse ata na sulmojnë, mendoj se kemi aftësitë që ata as nuk i kanë parë ende", thotë ai.
Më herët sot, ministri i jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se Irani nuk është larguar kurrë nga tryeza e negociatave.
Në vend të kësaj, ai tha se bisedimet u ndërprenë nga sulmet izraelite, të ndjekura nga sulmet amerikane, shkruan BBC transmeton Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.