Lajmet e fundit

Rreth takimit është deklaruar edhe shefja e shtetit të Kosovës e cila tregoi se me zyrtarin e lartë amerikan diskutuan mes tjerash për anëtarësimin e Kosovës në NATO. “Diskutuam mundësitë për forcimin e aleancës sonë, si dhe hapat konkretë në këtë drejtim që kanë rëndësi jetike për popullin tonë. Në veçanti, e falenderova për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë si prezencë kyqe për paqen e stabilitetin në rajon”. “Diskutuam për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit tonë strategjik. Krah për krah me Shtetet e Bashkuara, mbetemi të përkushtuar ndaj forcimit të paqes dhe sigurisë, adresimit të sfidave të përbashkëta globale dhe avancimit drejt integrimit euroatlantik të Kosovës”, tha ajo në Facebook, transmeton Klankosova.tv. https://klankosova.tv/osmani-takohet-me-rubion-diskutohet-anetaresimi-i-kosoves-ne-nato/I met with President @VjosaOsmaniPRKS and thanked her and the people of Kosovo for their commitment to peace and stability by being a founding member of the Board of Peace. I also thanked President Osmani for her contributions to the International Stabilization Force in Gaza. pic.twitter.com/iB3reNY1Ok
— Secretary Marco Rubio (@SecRubio) February 20, 2026