Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin në dëshminë e sotme të tij në Hagë foli edhe në lidhje me komunikatat.
Ai tha se ka lexuar ndonjëherë të tilla, por tha se i ka konsideruar përpjekje për ta bërë UÇK-në.
“Kam lexuar ndonjëherë, por më shumë i kam konsideruar përpjekje për ta bërë UÇK-në më të rëndësishme".
“Me sa kam parë unë nuk ka pasë batalione apo njësi në UÇK. Nuk besoj se ka ekzistuar nga pikëpamja ushtarake ky lloj organizimi, apo të ketë struktura të tilla që mund t’i diskutojë".
"Nuk kam parë asgjë që përshkruan gjëra si batalioni, brigada apo njësi siç duhet të jetë në divizione apo regjimente që kemi parë ne në Perëndim”, u shpreh tutje Rubin./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.