Ish-zyrtari i lartë amerikan, dëshmitar kyç në mbrojtje të rastit të Hashim Thaçit dhe të tjerëve, tregoi përkushtim të jashtëzakonshëm gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara.
''Do ta mbaroja sot, nëse është e mundur'', deklaroi ai, madje duke shprehur gatishmërinë për të qëndruar më gjatë dhe për të kërkuar vetë një dhomë hoteli, vetëm që procesi të mos zvarritej, transmeton klankosova.tv.
Gjykatësi: Duhet të ktheheni nesër zoti Rubin.
Rubin: Unë do të mbaroja sot nëse është e mundur. Do të ishte më e lehtë për mua, për sa kohë do të keni nevojë për mua.
Gjykatësi: Kemi nevojë për më shumë kohë.
Rubin: Unë do të qëndroja, nëse është nevoja. Atëherë do të duhej të gjejë një dhomë hoteli.
Gjykatësi: Po, duhet të qëndroni dhe të ktheheni nesër.
Rubin: Do të përpiqemi të jemi sa më efikas.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.