Lajmet e fundit

Në emisionin e sotëm Rubikon në Klan Kosova, panelistët do të japin përgjigjet e tyre mbi çështjen se çka e pret Kosovën dhe botën në vitin 2026.
Diskutimi do të zhvillohet mbi këto pyetje:
- Sa janë gjasat që gjatë vitit 2026 Kosova të ketë president të ri pa shkuar në një proces të ri zgjedhor?
- Çfarë mund të pritet në fushën e ekonomisë: rritje reale apo vazhdim i modelit të konsumit dhe importit?
- A mund ta presë Kosovën presion më i madh ndërkombëtar për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë?
- Çfarë ndikimi do të ketë situata e brendshme politike në raport me partnerët?
- A pritet të jetë viti 2026 vit i stabilizimit apo thellimit të krizave globale?
- A po shkon bota drejt një rendi të ri gjeopolitik?