Në edicionin e sotëm të emisionit "Rubikon" në Klan Kosova do të diskutohet për paralajmërimet e Vuçiqit për dyfishim të armatimit, rënien e disa prej aleatëve të tij kryesorë, lojën e dyfishtë mes Brukselit e Moskës dhe rrezikun për rajonin.
- A po e rrezikon armatimi i Serbisë sigurinë e Ballkanit?
- Çfarë domethënie ka marrëveshja Kosovë–Shqipëri–Kroaci për mbrojtje?
- A po e blen Serbia, përmes armatimit, edhe mbështetjen politike ndërkombëtare?
- Ku mbetet Kosova në një kohë kur Rusia paralajmërohet si kërcënim për Perëndimin, ndërsa Trump përplaset me NATO-n?
- A mund të ketë, brenda dekadës, ndryshim kufijsh në Ballkanin Perëndimor?
Përballë tensioneve globale, armatimit serb dhe frikës për konflikte të reja, sonte në Rubikon me Drizan Shalën, Besnik Tahirin, Melazim Kocin, Arientin Abdylin dhe Lutfi Bilallin.
Klan Kosova, 20:45.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.