Lajmet e fundit

Kandidati i Partisë Demokratike për kryeministër, Bedri Hamza, në emisionin Rubikon në Klan Kosova, prezanton detajet e programit me të cilin PDK garon me 28 dhjetor.
- Si synon ta zbatojë planin për zero TVSH për produktet bazë dhe energjinë?
- Cila është formula e tij për ulje të tatimeve e rritje të pagave e pensioneve?
- Cilat ligje të Qeverisë Kurti do t’i ndryshonte?
- Si planifikon t’i qaset diplomacisë nëse e merr pushtetin?
- Çfarë i kërkuan amerikanët gjatë takimeve të fundit në Uashington?
- Përse thotë se nuk u përgjigjet sulmeve e ofendimeve të Kurtit?
- Kush e formon qeverinë e ardhshme të Kosovës?
Këto dhe të tjera nga ora 20:45.
Nga ora 22:00, me panelin e përbërë nga Dardan Sejdiu, Labinot Balaj, Rrahman Paçarizi, Azdren Shala dhe Avni Arifi, analizojmë programet e partive politike, ditët e fundit të fushatës zgjedhore, gjasat dhe skenarët pas zgjedhjeve.
- Çfarë premtojnë partitë politike për ekonomi, energjetikë e diplomaci?
- Sa adresohen problemet reale të qytetarëve në këtë fushatë?
- Çfarë e përcakton rezultatin zgjedhor?
Krejt këto, dhe shumëçka tjetër, vetëm në Klan Kosova.