Lajmet e fundit

Emisioni RUBIKON në Klan Kosova, sonte sjell në fokus rolin e diasporës në proceset zgjedhore dhe ndikimin e saj në skenën politike të Kosovës.
Në debat do të trajtohen çështje si: pse diaspora voton ndryshe nga votuesit brenda Kosovës, si ka ndryshuar pjesëmarrja e mërgatës nga zgjedhjet në zgjedhje, cilët faktorë ndikojnë në orientimin e votave të saj dhe nëse diaspora po përcakton fatin politik të vendit.
Të ftuar në emision janë Dashamir Bërxulli, Pal Shtufi, Aida Dërguti, Rrahman Paçarizi dhe Azdren Shala.