Lajmet e fundit

Investimet e përkrahja nga shteti ishin të mirëseardhura por me sy nuk i panë kurrë.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se bashkëpunimi mes sektorit privat e institucioneve të kësaj qeverie ka qenë nën cdo nivel.
Sipas Shahinit, komunikimi mes tyre e institucioneve u bë vetëm nëpërmjet mediave.
Sipas Shahinit, Qeveria Kurti 2 hargjoi rreth 400 milion euro duke shpërndarë nga 100 euro për studentët e përfituesit e skemave sociale, kryesisht para zgjedhjeve.
Me ato miliona euro, Shahini për KIKS Kosovën thas se do mund të hapeshin fabrika e të punësoheshin njerëz, në mënyrë që të mos iknin nga Kosova.
Kryesuesi i Aleancës së Bizneseve në vend tha se problem i madh për ta ka qenë shtrenjtimi i energjisë elektrike.
Sipas Shahinit, një problem i tillë ka larguar nga Kosova investime milionëshe.
Për KIKS Kosovën, ai tha se bizneset dhe investitorët duan politikë zhvillimore në vend mirëpo qeveria është e fokusuar nga politka sociale.