Shfaqja “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun”, që u rezervua të shfaqej të martën në mbrëmje, dështoi në Teatrin Kombëtar, kjo për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Nuk është hera e parë që Teatri Kombëtar përballet me telashe të tilla. Kështu bëri të ditur aktori Afrim Muçaj, ku sipas tij edhe dy herë të tjera reprizat e kësaj drame janë anuluar, për shkak të të njëjtit problem.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, tha për Klan Kosovën se arsyeja e mosfurnizimit me energji ishte për shkak të prishjes në rrjetin elektrik dhe që ekipet kanë qenë në vendin e ngjarjes, derisa ishte rregulluar problemi.
https://www.youtube.com/watch?v=bPVXw5EcrdI
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.