Lajmet e fundit

Përveç Dukagjinit, as Rrafshi Kosovës nuk u rehatua me autostrada.
Prishtina, Gjilani, Podujeva e Mitrovica, mbeten ende në pritje të përfundimit të rrugëve që lidhin me kryeqytetin.
Secila nga këto projekte, me problemet specifike të tyre, por me një të përbashkët - dështimin për t’u përfunduar në kohë, raporton Kiks Kosova.
Autostrada Gjilanit ishte premtuar nga Albin Kurti se do përfundojë brenda vitit 2023.
Sot, në vitin 2025, jo vetëm që projekti nuk ka përfunduar, por as afati i përmbylljes nuk duket në horizont.
Megjithatë, zhvillimet e mëvonshme treguan se kryeministri Kurti ose nuk ishte informuar saktë, ose ishte mbështetur në raportime optimiste nga Ministria e Infrastrukturës, e udhëhequr nga Liburn Aliu.
Vetë ish-ministri Aliu, në një prononcim gjatë vitit 2024, pranoi se premtimi për përfundimin e autostradës brenda vitit 2023 kishte qenë i gabuar.
Ai deklaroi se nuk mund të fliste më për afate konkrete.
E sipas gazetarit Shkelzen Daka, ky projekt ishte dështim i kësaj qeverie.
Njëjtë po mendon edhe kolegu i Dakës, Lavdim Hamiti.
Autostrada Gjilan-Prishtinë, me gjatësi 47.1 kilometra, synon të lidh kryeqytetin me kufirin lindor të Kosovës në Dheun e Bardhë, duke kaluar përmes Kamenicës dhe Gjilanit dhe duke u kyçur në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Projekti konsiderohet jetik për Anamoravën, por deri më tani nuk dihet saktësisht kostoja përfundimtare.
Për projekte tjera të dështuara, ndiqni kronikën në vijim: