Lajmet e fundit

Ditët po shkojnë duke u afruar për meçin e boksierit Ardian Krasniqi.
Krasniqi do të ngjitet në ring me datën 26 prill të këtij viti në Sindelfingen pranë Stuttgartit.
Rrugët e këtij qyteti tashmë janë mbushur me postera të shumtë të paralajmërimit të këtij meçi.
28-vjeçari do të mbrojë për herë të parë titullin e tij WBO – një hap vendimtar drejt majave botërore.
Megjithatë kjo nuk e gjitha, pos Krasniqit në ring do të ngjitet edhe Eris Bajra dhe Arian Ejupi, të cilët do të tregojnë aftësitë etyre.
Krasniqi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën në boksin profesionist, në kategorinë gjysmë të rëndë.