Një numër i madh i njerëzve janë duke qëndruar krah për krah jashtë bareve dhe restoranteve në Bazel të Zvicrës dhe po e shikojnë festivalin e këngës Eurovizion që po e mban sonte finalen atje.
Zakonisht e njohur si Steinenvorstadt, një rrugë është shndërruar në destinacion i festave të fansave të festivalit.
Adhuruesit janë mbledhur gjatë gjithë javës për të pirë dhe për të shijuar artistët e tyre të preferuar - dhe nuk tregojnë shenja se do të ndalen sonte. Moti ka qenë i mrekullueshëm sot dhe shumë restorante po i vendosin klientët jashtë për të shijuar mbrëmjen.
Është pak si një festë rruge, një festival muzike, është e rrëmujshme, është magjike - dhe është Eurovision i pastër, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.