Lajmet e fundit

Meteorologu Sherif Gosalci ka deklaruar se reshjet mbi vendin tonë gjatë ditëve të ardhshme do të jenë kryesisht sporadike, transmeton Klankosova.tv.
Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, Gosalci tha se këto reshje janë kryesisht të shiut dhe priten të jenë të lehta.
Ndryshe, gjatë ditës së hënë, rruga Ferizaj-Gjilan u mbyll për shkak të reshjeve, derisa për këtë dukuri, meteorologu tha se ndikojnë edhe hedhja e mbeturinave dhe degradimi i natyrës.