Në mes vitit 43 dhe 410 Para Lindjes së Krishtit, ushtria romake kishte krijuar një rrugë prej 3200 kilometrash, rreth e rreth Britanisë së Madhe.
Ndërsa tani një pjesë e kësaj historie është zbuluar nga arkeologët dhe është në gjendje perfekte e daton qysh para 2000 vjetësh, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Rruga romake është zbuluar nën qytetin Rochester në Britani të Madhe dhe tani ka dalë në sipërfaqe.
Ky zbulim ka filluar nga Mark Lucas dhe birit të tij Zac. Ata kishin planifikuar që ta rregullonin një dyqan në këtë qytet dhe më pas e kishin zbuluar këtë rrugë në bodrumin e pronës që e kishin blerë.
Ushtria Romake, e kishte ndërtuar këtë rrugë në kohën kur Britania e Madhe ishte nën sundimin e Perandorisë Romake. Rruga kishte për qëllim që ta lehtësonte qarkullimin e ushtrisë dhe q nga ajo kohë, ka mbetur e paprishur.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.