Banorët e rrugës "Hoxhë Kadri Prishtina" në komunën e Vushtrrisë kanë paraqitur një shqetësim, duke thënë se aty janë mbyllur 15 biznese.
Banorë të kësaj rruge, për Klankosova.tv kanë thënë se pronarët e bizneseve kanë bërë ankesë, por sipas tyre, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e komunës.
Ata gjithashtu thanë se shkaku i problemit është se rruga ka pamundësuar qarkullimin normal, duke krijuar vështirësi të mëdha për qytetarët dhe bizneset në këtë zonë./Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/shorts/CKeYMO6bIx4
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.