Lajmet e fundit
Chelsea është akuzuar shpesh për lojë të mërzitshme. Pavarësisht kësaj, ata përsëri janë të parët e Anglisë. Kjo video që tregon disa nga momentet kyçe, dëshmon se ata janë kampionë meritorë.

Chelsea e ka dominuar në tërësi Premierë Ligën sivjet dhe titulli gjatë gjithë kohës dukej më shumë si formalitet. Por, me fitoren kundër Crystal Palac edhe e formalizuan titullin për këtë sezon.
Djemtë e Jose Mourinhos u akuzuan për lojë të mërzitshme, por shpesh ata kanë ditur të dhurojnë spektakël, sikurse në supërfitorën 6-3 kudër Evertonit.
Përkundër të gjithave, ata ishin tërësisht dominues sivjet në Angli, dhe videoja e mëposhtme e dëshmon, më mirë se asgjë tjetër, këtë.