Lajmet e fundit

90 pjesëtarë të Forcave të Armatosura, zjarrfikësit e Himarës, Agjencia e Zonave të Mbrojtura dhe vullnetarë nga zona janë angazhuar për neutralizimin e zjarrit të shkaktuar nga një vetëtimë në Palasë.
Një vatër u neutralizua gjatë ditës së djeshme duke ndërhyrë nga ajri, pasi flakët përparuan drejt një resorti turistik në Palasë.
Por, gjatë natës flakët janë aktivizuar dhe kanë përparuar sërish drejt banesave.
Më problematike duket situata në vatrën e zjarrit që ka avancuar drejt Karaburunit, ku pritet ndërhyrje nga ajri gjatë paradites./ Euronews.al