Sado që janë të mëdha, fluturaket janë të papërfillshme për nga forca në krahasim me nënën natyrë. Pasagjerët në një aeroport në SHBA e mësuan këtë gjë teksa panë një avion të goditet nga rrufeja, teksa ai ishte në pistë.
Jack Perkins ka kapur momentin në kamera derisa ishte duke pritur në terminalin e Aeroportit Hartsfield-Jackson, në Atlanta.
Në të shihet rrufeja duke goditur trupin e avionit të Delta Airlines 737.
Aeroplani nuk është dëmtuar shumë pasi ata modernë janë të ndërtuar për t’u rezistuar goditjeve të rrufesë, si në ajër ashtu edhe në tokë.
https://www.youtube.com/watch?v=HZVX921Z0wc
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.