Donat Rrudhani, e ka bërë debutimin me Kosovën në ndeshjen me Irlandën e Veriut.
Ai ka folur pas ndeshjes për Klan Kosova duke thënë se kjo ishte një kënaqësi e veçantë.
Rrudhani tha se do të luajë në secilin pozicion për Kosovën.
"Së pari jam shumë krenar për debutimin zyrtar,. Edhe në ëndrrat më të mira nuk e kam parë një këso skenari. Fati që lujta mbrojtës i majtë, kam folur me trajnerin dhe i kam treguar se mund të luajë kudo. Kam një vit e gjysmë që luajë në pozitë tjetër. Të gjithë para lojës më motivuan dhe besoj se arritëm fitore të madhe”, tha Rrudhani.
“Nuk ka problem pozicioni. Do të jem i gatshëm. Tash është koha për rekuperim dhe pas dy apo tri ditëve do të kemi lojën me greqinë dhe besoj se do të arrijmë fitore"- tha ai.
Kosova ka shënuar fitore me rezultat 3:2 kundër Irlandës së Veriut.
"Dardanët" të dielën do të luajnë kundër Greqisë.
https://www.youtube.com/watch?v=LLOjAbCIuvk
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.