Lajmet e fundit

Rron Broja është rikthyer në Superligën e Kosovës në Futboll.
Ai ka nënshkruar kontratë me klubin e futbollit nga Gjilani, Drita, transmeton Klankosova.tv.
“Rron Broja është INTELEKTUAL”, nis njoftimi i Dritës.
“Kemi knaqësi që t’i themi mirë se u riktheve në superligën e Kosovës RRON BROJA, njërit prej lojtarëve më me vlerë viteve të fundit në superioren e Shqipërisë, që tani do të jetë një INTELEKTUAL i veshur bardhë e kaltër”.
“Broja u prit nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i dëshiroj mirseardhje në klubin bardhë e kaltër. Marrëveshja mes palëve është arritur deri në qershor të 2023. Rroni do të bartë fanelën me numrin 4 që është edhe numri i tij i preferuar”.
Ai përvec në Superligës e Kosovës, eksperiencë ka bërë edhe në Belgjikë, në Maqedonin e Veriut dhe së fundmi në Shqipëri.