Një veturë është rrokullisur dhe ka dalë nga rruga. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Lumbardh të Vushtrrisë.
Ende nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar apo arsyet që kanë çuar deri te rrokullisja.
Klankosova.tv ka pyetur në polici, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar ndonjë informacion.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.