Një veturë është rrokullisur sot në fshatin Llukarë të Prishtinës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm.
Si pasojë e këtij aksidenti i lënduar ka mbetur shoferi i veturës.
Kjo u konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
"Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastet po merret njësiti i trafikut", tha Ahmeti për Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.