Një kamion është rrokullisur në Shtime.
Dyshohet se rasti ka ndodhur si pasojë e erërave të forta që mbretëruan gjatë ditës së sotme në vend dhe rajon.
Për Klankosova.tv, një qytetar ka dërguar video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se kamioni është rrokullisur.
Kamioni po bartte zhavorr, i cili shihet edhe në pamje.
Nuk dihet për të lënduar.
Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.