Lajmet e fundit

Rreth 25 fëmijë dhe të rritur u lënduan të mërkurën kur një automjet që i transportonte u përmbys në një kopsht në perëndim të Wisconsin.
Fëmijët, prindërit dhe shoqëruesit ishin në një ekskursion në kopshtin në Lafayette kur një nga dy rimorkio që po tërhiqeshin nga një traktor u kthye anash dhe u rrotullua, u tha gazetarëve Sherifi i Qarkut Chippewa, Travis Hakes.
Hakes tha se traktori po udhëtonte me shpejtësi të ulët kur rimorkio u rrokullis, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.
Tetë persona kanë pësuar lëndime të rënda. Autoritetet nuk thanë se sa nga të lënduarit ishin fëmijë.