Lajmet e fundit

Jose Mourinho kundër të gjithëve. Trajneri i Chelseat nuk pranoi të bënte komente për ndeshjen e humbur në “Stamford Bridge” duke u mjaftuar me një “No Comment” në sallën e konferencave për shtyp, sepse përballja me opinionin publik do ta rëndonte edhe më shumë situatën delikate që portugezi po kalon te Chelsea.
Në pritje të vendimit që do të marrë presidenti Roman Abramovich për të ardhmen e tij, në rrjetet sociale, anglezët dhe jo vetëm, kanë nisur një fushatë me postime ironike ku përshkruajnë me humor sitautën e luzitanit pas humbjes 3-1 në sfidën kundër Liverpool.