Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur për ndryshimin e çmimeve të karburanteve.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës nga 210 lekë për litër, tashmë do të shitet me 217 lekë.
Pra çmimi i shitjes me pakicë nuk duhet të jetë më shumë se 217 lekë/litri, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 205 lekë/litër.
Ndërkohë, për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është përcaktuar jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.
Vendimi hyn në fuqi këtë në orën 18:00, deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.