Gjatë janarit ka pasur shtim të vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me këtë ekonomia amerikane po sfidon parashikimet për një rënie, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.
Punëdhënësit shtuan 353mijë vende pune dhe paga mesatare për orë u rrit, ndërsa shkalla e papunësisë mbeti e qëndrueshme në 3.7%, sipas Departamentit të Punës.
Raporti numëron një varg shtimesh të vendeve të punës që ka habitur ekonomistët, të cilët kanë pritur që një rritje e normave të interesit që nga viti 2022 të ngadalësojë ekonominë.
Analistët thanë se fuqia e tregut të punës bëri që një ulje e hershme e normës të jetë më pak e mundshme.
"Të dhënat e punësimit në ShBA befasuan, duke mposhtur pritshmëritë, me të ardhura shumë më të larta se sa pritej gjithashtu", tha Neil Birrell nga Premier Miton Investors.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.