Kompania më e madhe e transportit ujor, “Mediterranean Shipping Company”, ka njoftuar se është duke i devijuar drejtimet e anijeve të saj prej Detit të Kuq.
Në sqarim thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të sulmeve kërcënuese në rritje, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.
Kompania franceze, “CMA-CGM” ka ndërmarrë një hap të tillë një ditë pasi që gjiganti danez “Maersk” dhe kompania gjermane “Hapag-Lloyd”, pezulluan qarkullimin nëpër Detin e Kuq.
Vendimi ka ardhur pas sulmeve të rebelëve të Houthi në Jemen, e të cilat i ka përkrahur Irani. Ata kanë thënë se janë duke shënjestëruar anijet të cilat shkojnë në drejtim në Izraelit.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.