Lajmet e fundit

Një gjeneratë e grave janë duke zgjedhur që të kenë fëmijë vet, përmes teknikës së IVF. Numri i grave që kane krijuar familje pa një figurë të babait është rritur për tre herë brena dy vjetësh.
Shifrat e fundit tregojnë se 1,272 gra janë regjistruar për tretmane të fertilitetit pa ndonjë partner në vitin 2016, përderisa 943 ishin të regjistruara në vitin 2014.
Brenda dy vjetësh numri i grave të regjistruara për tretmanet IVF është rritur për 35%, kanë bërë të ditur nga Autoriteti për Fertilitet dhe Embrionologji.
Ekspertët kanë thënë se këto gra nuk janë domosdoshmërish karrieriste, mirëpo në të shumtën e rasteve ato nuk e kanë gjetur personin e duhur.
Numri në rritje i grave që dëshirojnë të ruajnë vezët lidhet me arsyetimin se dëshirojnë të shtyjnë shtatzëninë ngaqë ende nuk kanë gjetur partnerin e tyre të duhur.