Kosova e ka niveli më të ultë të pjesëmarrjes së grave në sektorin e IT-së, në raport me mesataren globale, e cila është midis 20 e 30 përqind të pjesëmarrësve në këtë fushë.
Në Kosovë ky nivel sillet rreth 18 për qind, meqë sektori i IT ende konsiderohet si profesion i burrave.
Blerta Thaçi nga ‘’Open Data Kosovo”, parashikon që në 5-10 vjetët e ardhshme kjo shpërndarje globale të arrijë deri në 40 për qind, derisa, sipas saj, kjo statistikë ka filluar të ndryshohet edhe në Kosovë.
“Potretizimi i djalit që merret me IT në një hapësirë ë errët në kushte jo shumë të përshtatshme, ka bërë që ky profesion të mos jetë atraktiv për gratë.
Por, fatmirësisht jo vetëm në botë, por edhe në vendin tonë ky profesion ka marrë kahje tjetër”, ka potencuar Thaçi gjatë diskutimit në emisionin “Familja Ime” në Klan Kosova.
Ajo thotë se interesimi i grave të punojnë në këtë sektor, ka filluar të rritet.
“Çdo ditë e më shumë gratë janë më të përgatitura të fillojnë të merren me këtë sektor të levërdishëm”.
https://www.youtube.com/watch?v=7o_8o3pd27k
Kësisoj, as Jora Zeneli nuk është ndalur ta jetësoj ëndrren e saj duke e krijuar klubin “ÇIKAT n’STEM”, pavarësisht paragjykimeve për këtë profesion.
“Ne kemi dashur të krijojme një klub që edhe vajzat që nuk kanë interes të merren me këtë profesion të mësojnë diçka më shumë rreth Teknologjisë Informative”, tha Zeneli në emisionin ku po diskutohej për të ardhmen e grave në IT.
Sipas saj, shkollat në Kosovë nuk janë të pajisura mjaftueshëm për të ofruar zhvillim në fushën e IT-së.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.