Kalifornia lehtësoi masat dy javë më parë dhe që nga ajo kohë një variant i ri i koronavirusit është përhapur.
Çdo ditë në Kaliforni po rezultojnë rreth 1 mijë raste të reja me COVID-19, ku shënohet një rritje prej 17 % në 14 ditët e fundit.
Por, zyrtarët e shëndetit publik këtë javë kanë ngritur shqetësimin për variantin më të transmetueshëm Delta që po përhapet tek njerëzit të cilët nuk janë vaksinuar ende, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka vendosur një seri kufizimesh të lidhura me pandeminë, pas thirrjeve që të vaksinohen më shumë njerëz. Të gjithë, duke filluar nga mosha 12 vjeç e lart, kanë të drejtë vaksinimi, ku deri më tani 59 % e popullatës është vaksinuar plotësisht dhe 10 % ka marrë dozën e parë të vaksinës.
Zyrtarët shëndetësorë thonë se zonat me norma të ulëta të vaksinimit janë veçanërisht në rrezik, pasi varianti Delta, i raportuar për herë të parë në Indi, ka filluar të përhapet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Varianti - që përbën një të pestën e infeksioneve të reja në SHBA - u gjet në 15 % të mostrave të testuara në Kaliforni.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.