1.1 përqind më i lartë është indeksi i çmimeve të importit për tre muajt e parë të vitit 2023, krahasuar me tre muajt e fundit të vitit 2022.
Kështu thotë raporti i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ku theksohet ngritja më e madhe tek produktet bimore me 16.6 përqind, pasuar me letra dhe artikujt e saj 8.2 përqind dhe lëkura dhe artikujt e saj me 5.2 përqind, transmeton KlanKosova.tv.
Krahasuar me tre muajt e parë të vitit paraprak cmimet e importit janë rritur për 8.6 përqind.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.