Presidenti amerikan Donald Trump i ka mohuar kategorikisht spekulimet se largimi i tij i papritur nga samiti i G7 në Kanada ishte për të ndërmjetësuar një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump e quajti këtë pretendim “gabim” dhe theksoi se arsyeja e kthimit të tij në Washington ishte për “diçka shumë më të madhe se kaq'', transmeton klankosova.tv.
Ai përfundoi madje mesazhin e tij me një paralajmërim: “Rrini gati!”
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.