Një avion i vogël është rrëzuar në Queensland, me ç’rast kanë vdekur dy persona.
Ekipet e emergjencës u thirrën në Aeroportin Oakey, në veri të Toowoomba, ku aeroplani u rrëzua në një fushë pranë pistës së uljes.
Mjekët trajtuan të dy pasagjerët në vendngjarje, por nuk mundën t'i shpëtonin. Tre ekipe zjarrfikëse të Queensland gjithashtu shkuan në vendngjarje për të shuar flakët e shkaktuara nga rrëzimi.
Incidenti ka shkaktuar një hetim nga Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit./Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VR
SHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.