Një kamion është rrëzuar paraditen e sotme në zonën e Drogostunjës, në Librazhd, duke shkaktuar bllokimin e plotë të qarkullimit rrugor.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, aksi ka mbetur i bllokuar për më shumë se një orë, ndërsa dhjetëra automjete janë detyruar të presin në radhë të gjata deri në normalizimin e situatës.
Bëhet e ditur se janë krijuar kolona të gjata kamionësh dhe automjetesh në të dyja korsitë e rrugës.
Ende nuk ka informacion zyrtar për të lënduar, ndërsa pritet ndërhyrja e mjeteve të specializuara për largimin e kamionit dhe rikthimin e qarkullimit normal.
Policia dhe shërbimet përkatëse ndodhen në vendngjarje për menaxhimin e trafikut dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Euronews.al
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.