Në një autostradë në Kinë afër një fshati është rrëzuar një kamion transportues i pulave ku brenda kishte 10 mijë zogj.
Kamioni u rrëzua të martën dhe fshatarët iu vërsulën kamionit pa e kursyer fare.
Policia ishin të pafuqishëm për të ndaluar fshatarët që t’i grabisnin zogjtë me çanta, kutia dhe gjësende tjera.
Ngarkesa e zogjve kishte një vlerë prej 5000 funteve,shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Oficerët e trafikut ishin të detyruar për të bllokuar autostradën që asnjë nga zogjtë të mos shtypej nga makinat.
Bllokada ka shkaktuar edhe kolonë të gjatë disa milja.
Videon mund ta shikoni KËTU.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AF
SHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.