Një aeroplan i Air India me më shumë se 200 persona në bord u rrëzua pranë aeroportit në qytetin perëndimor të Ahmedabad të Indisë.
Kështu thanë të enjten zyrtarët e linjës ajrore dhe të policisë, pa specifikuar nëse pati viktima, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Avioni po shkonte drejt aeroportit Gatwick të Londrës në Mbretërinë e Bashkuar, tha Air India, ndërsa oficerët e policisë thanë se u rrëzua në një zonë civile pranë aeroportit.
"Në këtë moment, po përcaktojmë detajet dhe do të ndajmë përditësime të mëtejshme," tha Air India në X.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.