Lajmet e fundit

Produktetet e ndryshme të pastrimit janë pjesë e pothuajse të gjitha familjeve sot. Megjithatë, ne nuk e kuptojmë, se produktet kimike që i përdorim për të sjellë higjienë dhe pastërti në shtëpitë tona në fakt ato janë shumë të rrezikshme, nëse nuk përdoren me maturi. Këto produkte përmbajnë sasi të lartë kimike, gjë që mund të jetë kërcënuese për ju dhe familjen tuaj.
Këtu janë disa prej produkteve të zakonshme për pastrim të cilat janë mund të jenë të rrezikshme:
Parfumet aromatike: Ato kanë përmbajtje të lartë të kimikateve. Kjo mund të ndikojë negativishtë në frymëmarrjen tuaj, përshkak të substancave të dëmshme që gjenden në përmbajtjen e tij. Ajo gjithashtu krijon një shtresë prej vaji përgjatë hindës deri sa merrni frymën.Për më tepër ajo është shumë e rrezikshme për lëkurën tuaj .Nëse ju ndjeni ndonjë lloj kruajtje, ënjtje apo një ndjesi djegie, është e këshillueshme që të ndalni përdorimin e aromatikut të ajrit.
Klori: Është më i përdoruri gati nga të gjithë. Atë mund ta gjeni kudo, në ujë pijshëm, në detergjentet për pjata larje, pishinë dhe në shumë produkte për pastrim. Kjo nuk është e sigurt për t'u përdorur pa dorëza të duhura, maska për fytyrë dhe ventilim. Kjo është një nga shkaqet kryesore të kancerit të gjirit.
Larësja e tepihave: Përmbajnë agjentë kancerogjen të tillë si naftalina. Kjo ndikon drejtpërdrejt në sistemin nervor qendror të një personi dhe shkakton marramendje dhe të përziera.Fëmijët e vegjël që kalojnë një periudhë të gjatë kohe duke luajtur dhe duke u ulur mbi tepiha, janë më të prirur për këto çrregullime. Kështu, prindërit këshillohen të përdorin këto pastrues të tepihave me maturi.
Pastruesit pë WC: Shumë prej nesh përjetojnë ndjesi djegie në sytë dhe lëkurën, kur JEMI në kontakt me pastruesit e WC. Kjo ndodhë për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të acidit klorhidrik. Pavarësisht nga ndjesia e djegies, ajo mund të shkaktojë probleme të ndryshme në veshkë dhe mushkëri , si dhe shqetësime në frymëmarrje.
Pastruesit e furrave: Këto përdoren më së shumti nëpër shtëpi. Kjolarja e furrave është punë e mundimshme, por me ndhmën e një pastruesi për furrë bëhet më e lehtë. Mirëpo, përdorimi i tepërt mund të jetë i rrezikshëm për ju dhe familjen tuaj. Shumica e tyre përmbajnë aerosol e cila shkrihet lehtë në ajër dhe hyn në sistemin tonë të frymëmarrjes. Ajo shkakton një ndjesi djegie në mushkëri dhe mund të shkaktojë edhe vdekjen. /10minuta/