Lajmet e fundit
Besart Berisha është bërë kampion i Australisë me Melbourn Victory. Por gjatë dorëzimit të trofeut kryetari i federatës së futbollit të Australisë, Frank Lowy, ra keq nga podiumi.

Futbollisti kosovar Besart Berisha e ka ndihmuar ekipin Melbourne Victory drejt titullit të kampionit të Australisë.
Kjo pasi ai shënoi golin e tij të katërt në serinë e 3 ndeshjeve finale duke e mposhtur ekipin Sydney 3:0.
Por gjatë dorëzimit të trofeut kryetari i federatës së futbollit të Australisë Frank Lowy ra keq nga podiumi, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë 84 vjeçari pasi mori trajtim mjekësor u kthye për ta vazhduar ceremoninë e dorëzimit të trofeut shokëve të Berishës.